Edhe këngëtarët shqiptarë janë “infektuar” me ritmet latine!
Soni Malaj është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë vite në skenë dhe i ka dhuruar publikut shqiptar shumë hite. E siç duketajo është gati për të sjellë edhe hitin e kësaj vere. Ashtu siç ju kemi njoftuar më parë, Soni ka gati bashkëpunimin me një ndër këngëtarët më të mirë latin dhe së fundmi ka zbuluar titullin e këngës i cili do të jetë “En La Intimidad”.
Këngët e Jowell, padyshim që i kemi dëgjuar të gjithë. Së fundmi, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’ bashkëpunoi me yllin e muzikës latine J Balvin, për këngën me titull “Bonita”,që u kthye në super hit.
Me siguri, edhe bashkëpuni me Sonin, do të jetë tejet i suksesshëm. Këngëtarja e hitit “Shpirti Binjak” ka shpërndarë një sekuencë të videoklipit, por pa zbuluar pjesë të tekstit apo muzikës.