Kim Kardashian dhe Kanye West ishin ndër mysafirët e nderit në natën e hapjes së ‘The Cher Show’ në Broadway të hënën.
Dhe, pa dyshim që çifti i njohur do të linin 'gjurmën' e tyre si në çdo rast të mundshëm.
Kësaj radhe tërheqja e vëmendjes u bë pa dashje, pasi Kim pati një defekt me fustanin e saj dhe u mundua që ta rregullonte.
38-vjeçarja u shfaq me një fustan të argjendtë të “copëzuar” që i theksonte linjat e saj bombastike, gjithsesi në një pikë e la në baltë.
Duke u munduar ta rregullonte Kim nxori në pah një pjesë të konsiderueshme të gjoksit të saj, dhe kjo sigurisht që nuk mbeti pa u filmuar dhe fotografuar.