Xavi Hernandez ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit në mënyrën më diplomatike të mundshme. Asnjë ceremoni apo ndeshje e fundit për të, mesfushori që shkruajti histori me Barcelonën, ka bërë ndarjen përmes një editoriali të dërguar medieve në Doha, aty ku festoi titullin kampion të Katarit këtë sezon.
“Ky është sezoni im i fundit si futbollist. Nuk dua të tërhiqem nga futbolli, ndaj mezi pres të shoh se çfarë do të më ofrojë e ardhmja si trajner”, shkruan ish-futbollisti i Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle.
Ai preferon që si trajner të sjellë në fokus filozofinë e “zotërimit të topit”, themeluesi i së cilës shquhet Johan Cruff dhe akademia “La Masia”.