INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaçka, buxheti do rritet për radarë ajrorë

Xhaçka, buxheti do rritet për radarë ajrorë

Publikuar më: 08:17 26-10-2017

Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka nga baza ajrore e Farkës ka thënë se do të ketë një akt normativ nga qeveria për të rritur buxhetin e mbrojtjes me qëllim blerjen e sistemit radar ajror.
Xhaçka konfirmoi se do të jenë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare. “Ministria do të bëjë një kontroll në çdo ish pronë që ka në administrim. Çdo repart do evidentojë statusin e pronave që nuk janë venddislokime ushtarake. Çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore. Qeveria do të bëjë një akt normative për të rritur buxhetin e mbrojtjes. 400 mln lekë të reja shtesë për buxhetin e mbrojtjes duke arritur nivelin e 1.15 të PPB. Rritja e buxhetit do të bëhet për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve në demokraci. Do të ketë edhe grup pune me Ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare. Plan të qartë për të rritur buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024”, deklaroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627