INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaçka 'kërcënon' qytetarët: Kujdes mos 'luani' me zjarret

Xhaçka 'kërcënon' qytetarët: Kujdes mos 'luani' me zjarret

Publikuar më: 13:31 08-08-2018

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore. Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin mund të rrisin rrezikun e rënies së zjarreve. Për këtë arsye institucionet janë në gatishmëri ndërkohë që Xhaçka deklaron se çdo pakujdesi apo zjarrëvënie e qëllimshme do të ndëshkohet me ligj.
Olta Xhaçka
Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, me stacionet e MZSH-së në bashkitë e qarqeve, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor. Nga parashikimet e marra edhe nga IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre.
Së bashku me Forcat e Armatosura do të jemi në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, për të ndihmuar në rast të situatave të zjarreve. Edhe një herë i bëj apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale. Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj.
Këtë verë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila.

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373