INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafa rendit objektivat për 100 ditë: Operacion i mirëorganizuar kundër grupeve kriminale

Xhafa rendit objektivat për 100 ditë: Operacion i mirëorganizuar kundër grupeve kriminale

Publikuar më: 10:36 07-10-2017

Ministrat po prezantojnë objektivat për 100 ditët e para të qeverisjes por dhe të mandatit qeverisës “Rama II” gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në Tiranë. Ministri Fatmir Xhafa bëri një paraqitje të objektivave kryesore të institucionit që do të drejtohet për tij në katër vitet e ardhshme.
Prioritet e Ministrisë së Brendshme janë; Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e Vettingut në radhët e policisë, dhe forcimi i policimit në komunitet. Po kështu prioritet kryesor do të jetë lufta kundër krimit të organizuar. Xhafa bëri të ditur se së shpejti do të bëhet publik një raport zyrtar i monitorimit kombëtar të kanabisit e se do të MB do të vazhdojë luftën kundër grupeve kriminale që merren me kultivimin. Një prioritet tjetër do të jetë përmirësimi cilësor i policisë gjyqësore si dhe operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit. Edhe sistemi i hetimit në polici do ti nënshtrohet një riorganizim tërësor. Xhafa foli edhe për ngritjen e strukturave të posaçme ndërinstitucionale që do të bëjnë të mundur goditjen e paligjshmërisë. Menaxhimi i kufirit është një tjetër prioritet i MB,nëpërmjet të cilit do bëhet i mundur parandalimi i fenomenit të azilkërkimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307