INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj e pranon në Shqipëri problem trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore

Xhafaj e pranon në Shqipëri problem trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore

Publikuar më: 10:04 02-10-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbajtur një raport gjatë një takim me shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane, që zhvillohet në Tiranë. Ai ka deklaruar se policia shqiptare ka goditur një sërë grupesh kriminale në vend, por pranoi se problem mbetet trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore.

“Europa po përballet me fluks emigrantësh. Firmosëm marrëveshjen për shkëmbimn e informacioneve me vendet partner. Ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve e njerëzore të hetimit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të dyshuar që kryejnë vepra penale. Lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë tjetër, rezultatet edhe me bashkëpunëtorët e huaj, kanë qenë inkurajuese, ndaj disa grupeve kriminale, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332