INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj flet për shkarkimin e Haki Çakos dhe debatin me kryeministrin: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Xhafaj flet për shkarkimin e Haki Çakos dhe debatin me kryeministrin: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Publikuar më: 23:31 19-01-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar zërat në media lidhur me supozimet se kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar shkarkimin e Haki Çakos nga drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Xhafaj mohon të ketë pasur debate me Ramën në emisionin “Kapital”, ndërsa sqaroi se shkarkimi i Çakos erdhi si pasojë e nevojës për më shumë dinamizëm.

“Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”, deklaroi Xhafaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586