INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj kritika policisë së Vlorës: Disa vrasje ende të pazbuluara

Xhafaj kritika policisë së Vlorës: Disa vrasje ende të pazbuluara

Publikuar më: 18:13 10-02-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka bërë një analizë vjetorë të policisë së Vlorës ku ka deklaruar se ka kritikuar uniformat blu për shumë ngjarje kriminale që ende janë të pa zbardhura.

Disa ngjarje të rënda kriminale në këtë qytet mbeten ende pa autor.

"Janë disa vrasje të pazbuluara, situatë e cila nuk gjendet në disa qytete të tjera, ku ngjarje të tilla janë përballuar shumë mirë nga drejtoritë vendore të policisë", u shpreh Xhafaj.

Ai shtoi se policia do rrisë efikasitetin e goditjes së grupeve kriminale.

"Nuk do ketë asnjë pjesë të territorit pa prezencë të punonjësve të policisë. E kemi nisur në Elbasan, së shpejti do e kemi edhe në Vlorë e Fier", tha ministri i Brendshëm.

Xhafaj theksoi gjithashtu se procesi i Vettingut në radhët e policisë që pritet të nisë së shpejti, do forcojë besimin te uniformat blu.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266