INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj: Luftë pa kompromis me ligjin, audio-përgjimi i vëllait tim i manipuluar, po më shantazhojnë…

Xhafaj: Luftë pa kompromis me ligjin, audio-përgjimi i vëllait tim i manipuluar, po më shantazhojnë…

Publikuar më: 17:29 16-05-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë në një konferencë për shtyp, për të shpjeguar qytetarët e ndershëm dhe jo ata që këto ditë jo vetëm kanë kanë hedhur baltë, por kanë cënuar edhe familjarët. “Shumë kanë folur për emrin tim dhe për vëllain” ka pohuar Xhafaj.

“Përballë pasqyrës së moralit nuk do shpenzoja kohë. Sharlatanët politikë e spekulantë, shantazhuesit politikë, intrigantët për asnjë arye nuk e meritojnë shpjegimin dhe kur je i veshur politikisht, por e bëj vetëm për qytetarët e ndershëm. Si funksionar i lartë sot e vendos veten si llogaridhënës. Si ministër i Brendshëm jam akuzuar për lidhjen e vëllait tim me drogën e kjo bëhet edhe më detyruese që qytetarët e drejtë të dinë si qëndron e vërteta”, u shpreh ai.

"Pasi përfundova marrjen e të gjitha informacioneve. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.

Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi. Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t'ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.
Ai ka folur edhe për akuza për falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale
Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t'ju thuash as spekulantë politikë. E para nuk ka kontributin teknik timin në këtë çështje.”, u shpreh Xhafaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092