Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka falënderuar FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova qe i kanë ardhur ne ndihme banorëve të përmbytur.
Në një postim ne Twitter Xhafaj shkruan:
“72 ore në këmbë, 2.200 forca policore në ndihmë të banorëve të përmbytur. Meritë të veçantë FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova”.
“Emocion i veçantë për vlerësimet e marra nga njerëzit e thjeshtë të zonave të përmbytura dhe nga media për sakrificat e aktet heroike të punonjësve të Policisë. Mirënjohje! Falëminderit të gjithëve!”