INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj ndez debatin Rama-Lu: Kush flet në emrin tim?!

Xhafaj ndez debatin Rama-Lu: Kush flet në emrin tim?!

Publikuar më: 14:55 11-05-2018

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu përplaset për herë publikisht me kryeministrin Edi Rama. Gjithçka ka ardhur pas një deklarate të bërë një ditë më parë në Parlament, nga kreu i qeverisë i cili akuzave për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa ju përgjigj në këtë mënyrë. “Do kishte folur ambasadori amerikan, që nuk ka lënë gjë pa folur, por ai nuk kanë folur. Si ka mundësi ambasadori amerikan nuk ka folur për një fakt kaq tronditës sipas ktyre, po u detyrua të reagojë për një fakt tjetër për lëvizjen e Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda” u shpreh Rama. Kjo deklaratë sjellë reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu. 24 orë pas qëndrimit të Edi Ramës, ambasadori amerikan ka fol qartë dhe prerë. Në një reagim për mediat ambasadori ishte i drejtpërdrejtë kur lajmëroj se po shqyrton gjithë akuzat e ngritura ndaj vëllait të ministrit Xhafaj. Ndërsa për kryeministrin Rama, Lu kishte këtë sugjerim.
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj” .
Por edhe Rama nuk e ka lënë me kaq. Ai ka zgjedhur të replikojë me diplomatin amerikan nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook
Edi Rama
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet? Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua??

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387