INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj në

Xhafaj në "krah" të Tahirit, s’ka prova bindëse! Llalla përgjigjet...

Publikuar më: 09:28 20-10-2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit dhe deputetit Saimir Tahiri. Ai me sa duket e përkrah atë pasi tha se segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren për një çështje të nxehtë, pasi nuk ka prova bindëse në lidhje me përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.
“Prokuroria po krijon precedent të rrezikshëm me Tahirin, po përdoret politikisht. me aq sa dokumente janë bërë publik, s’ka prova bindëse. Mesa shoh thjesht po duan ta përdorin. Nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit, që do të thotë se jemi në rastin kur segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren në një çështje të nxehtë. Do të shihni prova dhe vullnete konkrete shumë shpejt”, deklaroi ministri Xhafaj. Ministri ka shtuar gjithashtu se Xhafaj tha se prokuroria po krijon precedent të rrezikshëm dhe se po përdoret politikisht.

Po më pas dhe kryeprokurori Llalla u përgjigj: "Me sa duket ish-Kryetari i Reformës në Drejtësi, Xhafaj nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore, krimi ka bërë hapa galopant në vend, situata është e tensionuar. Ne po ndjekim me vëmendje rastet e hetimeve. Detyra jonë është  të hetojmë krimin."

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266