INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj: Super-aksion në Tiranë, Shkodër e Holandë. Goditëm një grup të rrezikshëm kriminal

Xhafaj: Super-aksion në Tiranë, Shkodër e Holandë. Goditëm një grup të rrezikshëm kriminal

Publikuar më: 08:51 22-09-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj flet për një aksion të madh të realizuar brenda dhe jashtë vendit që ka rezultuar me shkatërrimin e një grupi të rrezikshëm kriminal. Xhafaj deklaron se operacioni "Forca e Ligjit" goditi një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Xhafaj shkruan ne Twitter: Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet pritet të jepen në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”-shkruan ministri. Prezantimi i rezultateve të punës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda vjen në kohën kur institucioni hetues është futur në kaos. Një përplasje ka ndodhur midis drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorëve. Këta të fundit nuk pranuan të marrin pjesë në shortin për të hetuar çështjen “Shullazi”. Kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor ndaj tyre.

forca_e_ligjit.png

Article Logic
Execution time: 0.0050628185272217