INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafer Osmani, kush ishte kosovari që u karbonizua një ditë më parë. [Foto]

Xhafer Osmani, kush ishte kosovari që u karbonizua një ditë më parë. [Foto]

Publikuar më: 14:45 06-05-2018

Nipi dhe vëllai i Xhafer Osmanit kanë dhënë më shumë informacion për të zbardhur ngjarjen . 61 vjecari kosovar që u gjet i djegur dje në fshatin Borizan, nuk e kishte herën e parë që vizitonte Shqipërinë.

Nga publikimet në faqen e tij në Facebook duket që ai kishte qenë disa herë vizitor në Shqipëri.

Xhafer Osmani ka postuar foto nga Saranda, Durrësi dhe qytete të tjera të Shqipërisë gjatë vizitave në 2016 dhe 2017. Herën e fundit ai u fut në Shqipëri në datë 29 Prill 2018 nga Morina, ndërsa dje u gjet i karbonizuar brenda makinës së tij në Fushë -Krujë.

i_djeguri.jpg

Prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova. Dyshime ka gjithashtu se 61 vjeçari kosovar, mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm dhe vrasja është bërë për prishje pazaresh.

Pak persona janë shoqëruar që të kenë dijeni për ngjarjen, pasi grupi hetimor nuk jep shumë informacion për itinerarin dhe lëvizjen e Xhafer Osmanit në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531