INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Xhaferi hyn në zyrë. Përkrah flamurit maqedonas edhe ai shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 03-05-2017

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nisur sot të ushtroje detyrën,  duke u futur pa problem në zyrë, ndryshe nga një ditë më parë kur hyrja e saj u bllokua nga deputetët e VMRO-DPMNE.  Takimi i parë i kryeparlamentarit ishte me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar . Por ajo çka ra në sy, dhe që është komentuar edhe në media, ka qenë fakti se flamuri shqiptar ishte vendosur ne kabinetin e kryetarit të Parlamentit. Në tryezën e tij të punës përkrah  flamurit maqedonas dhe atij europian, qëndron edhe flamuri shqiptar.  Një ditë më parë gjatë një interviste në televizionin 21, Xhaferi u shpreh se flamuri kombëtar shqiptar do të vendosej në tavolinën e tij të punës. Emri i kryeparlamentarit Xhaferi është publikuar dhe në internet në faqen zyrtare të parlamentit. Anglia ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit ndërkohë që ka bërë apel që të mos pengohet dorëzimi i qeverisë.  Ndërkohë kreu i Lidhjes Socialdemokrate maqedonase Zoran Zaev e ka konsideruar Kosovën, zemër të Serbisë.  Kryetari i LSDM, i cili ëshët në pritje për të formuar qeverinë e Maqedonisë pasi ka rënë dakord me partitë shqiptare përdori gjuhën e nacionalistëve serb. Këtë deklaratë Zaev e bëri ndërsa po jepte një intervistë të gjatë për të përditshmen beogradase Kurir, e njohur për qëndrimet e ashpra ndaj shqiptarëve, ku foli edhe për tensionet politike më të fundit në Maqedoni. “Aty është historia, aty është zemra e Serbisë”-tha gjatë intervistës ndërsa po fliste për marrjen nën administrim të kishave ortodokse serbe nga Prishtina. Ndërkohë akuzave që i janë bërë se ai është shërbëtor i shqiptarëve, Zaev i ka hedhur poshtë duke lënë të kuptohet se në të vërtetë i tillë është Gruevski .

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484