INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaka akuza të forta De Biazit: “Të dhimbsen lekët, më bëre padrejtësi”

Xhaka akuza të forta De Biazit: “Të dhimbsen lekët, më bëre padrejtësi”

Publikuar më: 08:34 27-03-2017

Kur mendohej se ujërat po qetësoheshin dhe Xhaka me Abrashin do të vijonin të ishin lojtarë të Kombëtares, duket se rrjedha ka marrë për keq.

Pas deklaratës së De Biazit se Xhaka u largua nga grumbullimi para ndeshjes me Italinë për arsye të tij personale se kishte një problem, ka ardhur reagimi i fortë i futbollistit kuqezi, i cili ka shpërthyer në akuza ndaj trajnerit.

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit të Kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Unë, Taulant Xhaka, do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel sepse kisha probleme, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin De Biazi, i cili mua ma ka bërë me të padrejtë pa asnjë arsye. Kam qenë një lojtar titullar në Kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën, por i lakon gjërat”,- tha Xhaka.

Më tej ai tregon se si i ka kërkuar trajnerit të flasin se përse nuk po luan më rregullisht:

“Unë kam kërkuar nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar, por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pasur arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk e konceptoj dot, mua më dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuq e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”,- përfundon sqarimi i Xhakës për “Procesin sportiv”.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107