Nuk ka shkuar aspak mirë për Taulant Xhakën ndeshje e sotme në Kupën e Zvicrës, edhe pse Bazeli u kualifikua në finale. Skuadra ku luan mesfushori shqiptar mposhti në çerekfinale Zyrihun e Burim Kukelit me rezultatin 3-1, duke arritur të përmbysë rezultatin.
Të dy lojtarët e Kombëtares kuqezi ishin titullarë në këtë përballje, por vetëm Kukeli arriti ta përfundojë ndeshjen ku luajti për 90 minuta. Ndërkohë Taulant Xhaka e mbylli ndeshjen e tij në minutën e 55′ teksa u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në mesfushë.
Xhaka mori kartonin e dytë të verdhë, por vendimi i arbriti ishte disi i dyshimtë, por që gjithsesi Bazeli nuk e diskutoi aspak fitoren duke arritur të sigurojë kualifikimin.