Një pyetje e bërë në një moment romantik e cila ka marrë për përgjigje një “Po”.
Granit Xhaka i ka propozuar martesë të dashurës së tij gjatë një darke romantike në një restorant luksoz. Përveç propozimit të papritur, i bukur ishte edhe reagimi i Leonitës. Përmes emocioneve të cilat mezi po i përballonte dhe lumturisë që i lexohej në fytyrë, ajo pranoi duke thënë “po”
“Ajo tha PO. Një top i artë është mrekulli, një grua e artë është parajsa vetë!'”, u shpreh Xhaka në postimin e bërë më pas.