Ashtu siç pritej, rrugët e Lyonit janë pushtuar sot nga ngjyrat Kuq e Zi. Jo vetëm rrugët e Lyonit, por edhe stadiumi i këtij qyteti ku do të luajë Kombëtarja jonë pritet të “skuqet” nga tifozët shqiptarë, ku flitet se do të jenë rreth 19 mijë të pranishëm. Pra ashtu siç nuk ka munguar dy ndeshjet e kaluara, përkrahja e tifozëve nuk do të mungojë as këtë ndeshje. Urojmë që ata mos ta kursejnë zërin, mos të ndalojnë asnjë moment, gjithashtu urojmë që heronjtë tanë mos të kursejnë golat. Ja si këndohen këngët patriotike në rrugët e Lyonit nga tifozët shqiptarë.