INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaxhai i saj, Alec Baldwin, vrau aksidentalisht dikë në set! Hailey Bieber SULMOHET dhe reagon për herë të parë!

Xhaxhai i saj, Alec Baldwin, vrau aksidentalisht dikë në set! Hailey Bieber SULMOHET dhe reagon për herë të parë!

Publikuar më: 19:28 25-10-2021

Aktori shumë i njohur i filmave Alec Baldwin ka qëlluar për vdekje një grua dhe ka plagosur regjisorin.

Sipas Guardian, aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz gjatë xhirimeve të filmit më të ri me titull “Rust”.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai shtiu me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldwin, 68 vjeç,” thuhet në raport.

Për ata që nuk e dinë, Alec është xhaxhai i modeles dhe bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey. Kjo e fundit nuk i ka shpëtuar “helmit” të mediave online, ku është sulmuar për atë që ka ndodhur. Pas komenteve të shumta negative ajo ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku shpreh hidhërimin e saj për atë që ka ndodhur.

“I dërgoj të gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Lutjet e mia janë gjithashtu me Joel Souza teksa shërohet.”-shkroi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996