INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheisara e Big Brother flet për trekëndëshin e dashurisë, Donald, Bora, Beatrix: Triumfoi...

Xheisara e Big Brother flet për trekëndëshin e dashurisë, Donald, Bora, Beatrix: Triumfoi...

Publikuar më: 21:36 02-06-2022

Të tjera detaje vijnë mbi historinë e shumë përfolur mes Beatrixës, Donaldit dhe Bora Zemanit. E fundit që e ka komentuar këtë histori ishte Xheisara, e cila e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, shprehu:

“Kur u futa brenda, jam futur me një siguri të brendshme për t’iu sulur Trixës. E kisha parë nga jashtë, dhe nuk kisha mendim pozitiv, thoja pse e bëri kjo këtë. U futa me mendimin që do unë vajzës dhe djalit do iu thoja disa gjëra. Por kur pashë sytë e Trixës, Trixa vërtet e ka pasur qejf Donaldin. Gabimi në këtë mes ngelet jetim, sepse ajo gjëja që ka ndodhur aty brenda ka pasur diçka të paktën nga ana e Trixës. Kur dolën jashtë dashuria triumfoi sepse Donaldi gjithmonë e ka shprehur. Nëse Trixa shikonte Donaldin dhe i shkëlqenin sytë, Donaldit i shkëlqenin sytë kur flistet për Borën. E ke parasysh kur u ndanë kështu na ranë? Ashtu u ra atyre.”

Ndër të tjera Xheisara shtoi se ka biseduar me Beatrixën dhe ka shpresuar që historia të shkonte ndryshe për të, por sipas këngëtares, parashikimet e Xheisarës dolën.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609