INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhelal Mziu: 137 projekte, asnjë i miratuar. Rama futi mik për të më takuar...

Xhelal Mziu: 137 projekte, asnjë i miratuar. Rama futi mik për të më takuar...

Publikuar më: 17:20 05-12-2017

I ftuar në emisioni Kolaudim në In Tv, Xhelal Mziu kryebashkiaku i Kamzës, shtroi një problematike ku në qendër të saj ishte mos financimi i projekteve të Bashkisë Kamëz nga qeveria aktuale.

Kamza u rëndit si Bashkia më e mirë në menaxhimin e fondeve për vitin 2016. Por sipas kryebashkiakut për të arritur në këto përfundime, kanë  kaluar “një rrugë” shumë të vështirë. Zoti Mziu bëri me dije në Kolaudim, se qeveria aktuale nuk ka financuar asnjë nga projektet e tij. 

Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se në këto 4 vite ka aplikuar për plot 137 projekte, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve, shkollave, çerdheve për kanalet e ujërave të zeza etj. Por pavarësisht kërkesave të shfaqura nga zoti Mziu, asnjëri nga këto projekte nuk është financuar dhe ajo që e ka çuditur më së shumti kryebashkiaku n e Kamzës,  është se kurrë nuk ka marrë një përgjigje për mos kualifikim e tyre.

Gjithashtu zoti Mziu u shpreh se Kamza është një ndër  të paktat vende që nuk është përfshirë në projektin “Rilindja Urbane”. “Unë kam dy qendra urbane, atë të Kamzës dhe atë të Babrroit, të dyja qytete të vogla , por historike dhe asnjëra prej tyre nuk u financua”, u shperh Xhelal Mziu.

Kryebashkiaku i Kamzës foli edhe për situatën e vështirë që kishin kaluar gjatë përmbytjeve. Edhe pse numri i familje të përmbytura i kalonte 630, ai u shpreh se stafi i tij e ka mbuluar siç duhet situatën. Gjithashtu zoti Mziu komentoi edhe vizitën që bëri kryeministri Rama para disa ditësh në Kamëz. Ai u shpreh se Rama kishte futur mik për tu takuar më të, gjithashtu zoti Mziu tregoi edhe premtimin që i kishte bërë kryeministri:  “Madje më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës” u shpreh kryebashkiaku i Kamzës.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035