Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka inaguruar ditën e sotme rrugën “Torino” në Kamëz. Mziu shquhet për traditën e inagurimit të rrugëve me emra të huaj. Kush ka qenë ndonjëherë në Kamëz me siguri e ka ndjerë veten si mes Anglisë, Francës apo Italisë po t’ju referohesh emrave të rrugëve.
Rruga më e re që ai ka përuruar do të quhet “Torino”, ndërsa cilësia e saj lë mjaft për të dëshiruar. E si të mos mjaftonte kjo, në mes të saj çudit një shtyllë elektrike, që ka mbetur si simbol mu në mes të saj.