INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhelozë në maksimum! Nëse lidheni me këto 5 shenja të HOROSKOPIT do ju ''nxihet'' jeta

Xhelozë në maksimum! Nëse lidheni me këto 5 shenja të HOROSKOPIT do ju ''nxihet'' jeta

Publikuar më: 23:52 08-03-2018

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 5 shenjave të mëposhtme të horoskopit xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda. Ndonëse partneri, partnerja u ofron këtyre 5 xhelozëve të pandreqshëm sigurinë dhe dashurinë për të cilën kanë nevojë, ata vazhdojnë të kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të tyre. Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë 5 shenjat më xheloze të horoskopit:

1.Akrepi: Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhët fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjeje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.

2.Dashi: Dashi është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjes mbytëse dhe monotone. Xhelozia është shpeshherë motiv i zënkave tuaja kryesore.

3.Demi: Nuk mund të mungonte në këtë listë as Demi, shenja e cila investon shumë në një marrëdhënie dashurore mirëpo përveç dashurisë, një Dem ofron gjithashtu skena xhelozie, shkruan living.al. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.

4.Peshorja: Në vendin e katërt renditet Peshorja. Në përgjithësi partnerët që i përkasin kësaj shenje nuk kanë besim tek vetja, kjo është edhe arsyeja pse sulmojnë partnerët.

5.Luani: Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Luani është një xheloz i pandreqshëm që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit.

Article Logic
Execution time: 0.0037407875061035