Nuk është e lehtë të jetosh në një botë konkurruese, e jo më në një familje të tillë.
Kylie Jenner ka një klan të saj ndjekësish që arrin dhe kalon përmasën e një shteti, me plot 78.8 milionë fansa vetëm në Instagram. Po t’i shtosh kësaj edhe një perandori të vërtetë tualetesh nuk të bësohet që bëhet fjalë për asgjë më shumë se një 19 vjeçare. Por motra e saj Kendall këmbëngul se nuk është xheloze për më të voglën e klanit Kardashian-Jenner. Në faqen e saj në internet ajo tregoi gjithçka për këtë dhe jo vetëm. Ajo tha se nuk është xheloze për askënd, “madje as për Kylie”, duke treguar kështu hapur që suksesi i motrës së saj nuk mund të mos habisë këdo, edhe atë vetë që është një supermodele shumë e kërkuar. Kendall rrëfen gjithashtu se e urren dramën pasi ajo vetë nuk ka qenë kurrë një person dramatik. Për sa i përket fshirjes së profilit të saj në Instagram, ylli 21 vjeçar ka deklaruar se do të rikthehet. Po se kur...