Lidhja midis Feros dhe Arbenita Ismajlit, që kur çifti vendosi ta bëjë publike ka tërhequr goxha vëmendje.
Të gjithë kanë qenë të interesuar për lidhjen e tyre, e cial dueht thënë se zhvillohet edhe në distancë.
Fero i ftuar në “Xing me Ermalin” ka zbuluar fillimisht se pse vendosi që ta bëjë publike:
“Unë e kam pasur lidhjen sekrete, por ja nisën të gjithë mediat të shkruanin. Vendosa të postoja një foto në Instagram që t’i nxisja të flisnin më shumë. Vetë e kam bërë të hapur këtë lidhje. Mediat më nxitën”, u shpreh Fero.
Më pas ai ka shpjeguar, atë që ne mund ta quajmë kripa në gjellë, tek një lidhje. I zënë disi ngushtë nga pyetjet e një fansi në Facebook nëse Arbenita është xheloze se Fero ka vetulla më të bukura se ajo, reperi u përgjigj:
“Pak është xheloze”, u përgjigj Fero duke shkaktuar të qeshura.
Gjatë intervistës, Fero tregoi se me Arbenitën takohen sa herë janë pushim të dy pasi siç dihet modelja jeton në Londër.