Nuk është hera e parë që të huajt këndojnë këngët shqiptare ndonjëherë të shtyrë nga miqtë e tyre shqiptar e herë tjetër se u pëlqejnë këngët shqip. Por rasti i marinsit amerikan Corey Banks është i rrallë pasi në “repertorin” e tij ka vetëm këngë shqip. Pas këngëve “Pse po ma lun lojën”, “Hatixhe”, “Andiamo” tashmë Corey ka imituar Mozzik me këngën e tij të fundit. Për një të huaj është shumë e vështirë të këndosh shqip por marinsi amerikan jo vetëm që e bën shkëlqyer këtë por edhe performon ashtu si vetë Mozzik.