Xhemi Shehu duhet të jetë mami më e lumtur momentalisht sepse po feston ditëlindjen e Gabrielit të vogël i cili mbushi 1 vjeç .
Prezantuesja simpatike postoi këtë foto në shoqërinë e koleges dhe mikeshës së saj të hershme, prezantuesen Arbana Osmani. Duhet të përmendim faktin se dikur këto dy vajza kishin një shoqëri të ngushtë me moderatorin Ledion Liço, i cili mungon në këtë foto. U përfol shumë për një krisje të raportit të treshes simpatike por palët e mohuan këtë gjë. Po tani? Si ka mundësi që Ledioni nuk është në këtë foto për të uruar mami Xhemin në këtë ditë kaq të veçantë?