Në këto kohë të vështira, bizneset e mëdha apo të vogla janë ato që po ndjejnë më shumë vështirësi.
Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka vendosur t’i ndihmojë në një mënyrë mjaft të veçantë.
Ajo ka menduar ta vërë profilin e saj zyrtar të ‘Instagram-it’ në shërbim të tyre, për të ofruar reklamë pa pagesë për të gjitha bizneset e interesuara.
Menjëherë në llogarinë e saj kanë mbërritur shumë kërkesa dhe Xhemi e ka mbajtur premtimin e saj. Gjeste si këto janë për t’u duartrokitur në ditë si këto kur të gjithë po përballen me një krizë të madhe.