Dita e Verës është një festë që sjell ardhjen e Pranverës, por edhe lumturi në fytyrat e njerëzve. Të shumtë kanë qenë vipat që kanë uruar dhe festuar këtë ditë në koncerte apo edhe duke u relaksuar. Pikërisht këto momente relaksimi, moderatorja Xhemi Shehu i ka kaluar me të birin e saj. Xhemi ka publikuar një foto me djalin e saj të madh dhe nuk mund të mos e vërejmë ngjashmërinë e madhe të tyre që nga buzëqeshja por edhe ngjyra e syve. Nënë e birë të veshur me bluza me lulediell, Xhemi ka shkruar “Me lulediellin tim”, në këtë foto të postuar për Ditën e Verës.