Batutat e Ledionit në Top Awards vazhdojnë të kenë jehonë.
Reagimet dhe komentet nisën në skenë dhe po vazhdojnë ende në rrjetet sociale. Njëra ndër të pakënqurat e eventit ishte edhe këngëtarja Betarix Ramosaj. Ishte pikërisht batuta e pavend e Ledionit i cili tha se Beatrix nuk ishte më e virgjër, ajo që ia prishi mbrëmjen këngëtares. Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje në moment pasi iu fik mikrofoni nga organizatorët, Beatrix reagoi në Instagramin e saj ku shprehu indinjatën për atë batutë. Por historia vazhdon…
Ka qenë Xhemi Shehu e cila me anë të një postimi të fotos së Leo Di Caprios, ironizoi të pakënaqurit e eventit duke thënë : ‘’ Epo paske qene sh tip i qetë që s’reagove kurrë për gjithë ato Oscars te humbur #pakarakter’’. Ndërkohë që pjesa më e madhe e konkurentëve kanë bërë idniferentin ndaj këtij postimi të Xhemit, reagimi i Beatrix-it ka qenë i menjëhershëm. “Në komentin e saj, ajo ia kthen Xhemit: “E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë, më shkruaj kur të jetë 20 vjeҫ dhe t’ia diskutojnë virgjerinë palaҫot për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend, do më vijë keq për ty. Klm!”, ka thënë 22 vjeçarja e cila ka marrë komente të shumta duk i kujtuar se Xhemi ka dy djem dhe nuk ka vajzë. Por ka patur edhe nga ata që e kanë mbështetur këngëtaren.