Ajo është një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar, të cilën ndonëse prej vitesh e shohim në ekran, ka mbetur mjaft diskrete për jetën e saj private.
E megjithatë herë pas here Xhemi poston foto nga përditshmëria e saj dhe jeta familjare duke na treguar dhe dy djemtë e saj.
Ndërsa kohë më parë Xhemi shprehu dëshirën që të ketë edhe një vajzë, duket se ka ndryshuar mendim.
Moderatorja postoi një foto të “djalit” të saj të tretë, maçokun gri shumë të adhurueshëm, i cili qëndron i shtrirë në divan dhe me shikimin e thellë në ekranin e telefonit.
“Kur divani ka veshë. Djalë”, shkruan në mbishkrimin e fotos moderatorja.