Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, prej vitesh ruajnë një miqësi të rrallë. Pavarësisht se të dyja janë të angazhuara me punë në emisionet e tyre, sigurisht që gjatë javës gjejnë edhe kohë për të kaluar disa momente të këndshme së bashku si dhe për të “thumbuar” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Xhemi përveç se në rolin e moderatores, e kemi parë edhe në rolin e aktores dhe me të vërtetë e bën shumë bukur. Por duket se ajo po e sprovon veten dhe në rolin e balerinës. Ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar foto në instagram teksa një prej balerinëve të trupës së 'Portokalli' e mban në ajër.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i mikes së saj Arbana Osmanit, e cila shkruan: “Më shumë rri në tokë se sa në ajër vallaj”. E me këtë Arbana ka dashur t’i thotë Xhemit, “zbrit me këmbë në tokë”.