INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Xheni djall me fytyr engjëlli'', fansja e vë në dijeni për Olsin dhe shoqen... Fjori e BB shfryn mllefin para publikut [FOTO]

''Xheni djall me fytyr engjëlli'', fansja e vë në dijeni për Olsin dhe shoqen... Fjori e BB shfryn mllefin para publikut [FOTO]

Publikuar më: 15:12 27-07-2018

Personazhet e “Big Brother” gjithmonë komentohen nga publiku rreth jetës së tyre private dhe shkak për këtë padyshim bëhet simpatia që audienca krijon ndaj tyre... Një ndër ish-çiftet që komentohet vazhdimisht nga publiku është edhe dyshja Fjori dhe Olsi, të cilët u ndanë para disa kohësh prej njëri-tjetrit për shkak të disa rrethanave jo shumë të qarta për publikun shqiptar.

Megjithatë shpesh herë fansat u shkruajnë dhe siç duket Fjori kur vjen puna për Olsin është më e ndjeshme dhe disa herë ka folur rreth thashethemeve që kanë qarkulluar lart e poshtë me anë të rrjeteve të saj sociale... aty ku të gjithë shikojnë!

Së fundmi një fanse e është munduar t’i tregojë se çfarë bën Olsi dhe ish-shoqja e saj tashmë Xheni.

“Përshëndetje Fjori, shpresoj që nuk po të shqetësij, por desha ta di çfarë mendimi ke ti për këto takimet e Olsit dhe Xhenit rreth liqenit, se ajo Xheni është djallë me fytyrë engjëlli ti je shumë e mirë se asnjë nuk krahasohet me ty”, i shkruan fansja, por këto fjalë duket si nuk i kanë pëlqyer ish-banores së “BB” e cila ka reaguar disi me mllef këtyre fjalëve dhe personave që e pyesin rreth këtyre gjërave, të cilat sipas Fjorit, i përkasin të shkuarës.

“S’kam as një mendim sepse s’më duhet fare se çfarë bëjën këto njerëz, ka kaluar një vit dhe ju vazhdoni më shkruani akoma për këtë njeri puff, njerëz vazhdoni përpara ashtu siç kam vazhduar unë, BB ka mbaruar dhe gjithashtu edhe për mua po e them këto sot dhe zd e përsëris më mos më shkruani më për këto muhabete seç ka një fillim ka dhe një mabrim dhe për mua kan mbaruar edhe njerëzit se çfarë bëjnë këta të dy s’është puna ime ok ;)”, ka shkruar Fjori.

Një mesazh i qartë dhe i thjeshtë për tu kuptuar...

Ajo tashmë nuk ka më punë as me Olsin dhe as me Xhenin... madje para disa ditësh ajo po në Instagram, iu përgjigj një pyetje po nga fansat duke thënë se është në një lidhje të re... dhe nuk ja ndjen më për Olsin apo për ndonjë tjetër. /intv.al/

Autor: E CARA

Për më shumë shikoni foton e mëposhtme:

508e76c6-6f9b-4cdb-bcd2-055486acd2dc.jpg1508441063fiorentina-680x365_c.jpg2018-07-21-16_38_02-Photos.jpgxheni-e-big-brother-e-mendoj-rikthimin-me-benardin.png

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592