Dashuria e tyre tashmë i përngjan një telenovele turke me shumë episode dhe vështirë se ka ndonjë nga fansat që ka kuptuar ndonjë gjë pas ndarjes së dyshes Xhensila-Benard.
Shpesh janë përfolur se edhe pas ndarjes dyshja mendon akoma për njëri tjetrin dhe kjo duke u bazuar tek disa xheste si nga Xhensila dhe si nga Benardi që të lënë të kuptosh se thumbat e dashurisë në distancë nuk mungojnë.
Xhensila e ka bërë përsëri një lëvizje të dyshimtë dhe këtë herë na e ka treguar me Instastory teksa është në lëvizje me makinë në sfond dëgjohet kënga “Skifterja e Zemrës” dhe fraza: “Ma morre zemrën si me qenë prej Laçi”, këngë kjo e shoqëruar në video me një emoji zemre.
Benardi ashtu siç e dimë të gjithë është nga qyteti i Laçit dhe ne me të drejtë mund të ngremë dyshimin: “Mos ndoshta zemrë e Xhensilës rreh akoma për djalin nga Laçi...?”
Gjykojeni si të doni sidoqoftë ske çbën ndonjëherë kur e do shumë dikë nuk e harron dot edhe pas ndarjes.