INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheni tregon shkakun e dobësimit të saj të menjëhershëm! Po faji i Bernardit në këtë mes? Ish-banorja tregon të vërtetën

Xheni tregon shkakun e dobësimit të saj të menjëhershëm! Po faji i Bernardit në këtë mes? Ish-banorja tregon të vërtetën

Publikuar më: 17:11 28-03-2018

Xheni dhe Bernardi janë dyshja më e komentuar aktualisht nga mediat online dhe shkak për këtë duket se janë bërë deklaratat që ka bërë ish-banorja e BBA në intervista të ndryshme.

Xheni së fundmi ka thënë përciptazi se mund të kthehej sërish me Bernardin, gjithsesi kjo histori duket se u mbyll disa dy ditësh. Ish-banori gjatë një videoje live në Instagram, deklaroi se nuk kishte asgjë më Xhenin, madje ai u acarua kur fansat e pyesnin rreth kësaj historie.

-640-0-5abbb2a09b024.png

Nejse, siç e keni parë, Xheni së fundmi është bërë shumë seksi dhe është për tu theksuar se trupi i saj ka pësuar një transformim të madh, tashmë ajo ka humbur disa kile dhe duke se shkak për këto kile të humbura ka qenë ndarja nga Bernardi.

E ftuar në “Pop Culture”, Xheni ka treguar se ndarja nga Bernadi ka qenë shumë e vështirë për të.

-640-0-5abbb2a9283cb.jpg

“Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa Benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të”. – rrëfeu ajo.

Ndërkohë, bukuroshja është single dhe shprehet se momentalisht nuk ka ndërmend të fillojë një lidhje të re.

Article Logic
Execution time: 0.0040829181671143