INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheni u jep fund thashethemeve: Ka nevojë të rritet, ja pse u ndava nga Benardi

Xheni u jep fund thashethemeve: Ka nevojë të rritet, ja pse u ndava nga Benardi

Publikuar më: 19:23 06-12-2017

Xheni tregon të vërtetën pse mori fund lidhja me Benardin.

Kanë qenë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer të edicionit të 9-të, të reality show Big Brother Albania. Megjithatë vetëm pak javë më parë Xheni dhe Benardi i dhanë fund lidhjes së tyre dhe gjithashtu pjesëmarrjes së tyre në “Dance With Me”. Pas ndarjes Xheni u largua për në Itali, ndërkohë që Benardi ka vijuar jetesën në Tiranë dhe ditën e sotme, ish-banorja ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes teksa ishte e ftuar në emisionin e Top Albania Radio, “Thuaje me Pepsi”.
Ndarja ka ardhur nga unë”, – është shprehur Xheni. “Kemi dy muaj që jemi ndarë sepse Bernardi ka nevojë të rritet dhe pak. Ndoshta nga Big-u kujtoi se ishte më personazh se ç’ishte dhe harroi se kishte një të dashur nga pas”- tha ajo.
E pyetur nëse e mendon rikthimin , Xheni e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se ata u lidhën pa e njohur mirë njëri-tjetrin dhe nuk përputheshin si karaktere.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721