Xhensila dhe Besi janë aktualisht në kulmin e lumturisë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.
Megjithatë këtë të shtunë çifti ka vendosur të kalojnë pak kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke u relaksuar në bregdetin shqiptar.
Xhensila ka postuar disa foto e video nga kjo ditë e çiftit teksa në rrugën e kthimit ka ndarë me fansat një video shumë romantike.
Këngëtarja shihet duke dëgjuar muzikë ndërsa Besi i dhuron një tufë me lule. Xhensila i afrohet dhe e puth në buzë.