INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila dhe Besi do të martohen, këngëtarja zbulon detajet e ceremonisë

Xhensila dhe Besi do të martohen, këngëtarja zbulon detajet e ceremonisë

Publikuar më: 18:48 14-06-2017

Besi dhe Xhensila janë një ndër çiftet më simpatikë të shoëbiz-it shqiptar dhe shumë shpejt pritet të kurorëzohet dashuria e tyre 7-vjeçare.  Ndërkohë që martesa po afrohet, përgatitjet kanë filluar nga çifti i njohur, pasi është zgjedhur edhe fustani, mirëpo data, ende jo. Të paktën se kanë bërë ende publike.

Megjithatë, Xhesi, e ftuar këtë pasdite në studion e Tv Klan, “Rudina”, ka zbuluar detaje të tjera për dasmën që pritet të jetë këtë verë. E pyetur si e ndien veten para kësaj ngjarjeje të rëndësishme të jetës, Xhesi tregon se ndihet shumë e emocionuar: “Është shumë emocionuese, është një emocion i bukur, ndihem shumë e lumtur.”

E pyetur për datën, Xhesi tha se edhe atë e kanë vendosur, por duan ta mbajnë për vete, por ka zbuluar se nuk do të ketë një, por dy ceremoni dasme: “Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në ҫdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive…” – rrëfen Xhensila.

Pjesa më e bukur, ajo që po i shijon më shumë është fustani, për të cilin po bashkëpunon me stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

Po Besi? Si po e përjeton ai këtë periudhë? Xhesi thotë se ata të dy po bëjnë bashkë ҫdo lloj përgatitjeje: “Unë dhe Besi jemi një, i kemi idetë e qarta dhe të përbashkëta, e kemi ndarë dhe projektuar se si do të jetë e gjitha, kështu që besojmë se do të jetë diҫka e bukur.”

Pa dyshim që do të jetë, por atë datën nuk e morëm.

Article Logic
Execution time: 0.004551887512207