Çifti i personazheve të spektaklit ka lajmëruar se shumë shpejt do të martohen.
Duket se kurorëzimi i lidhjes së tyre në martesë do të vijë edhe më shpejt se sa e kishim menduar pasi ata kanë prezantuar që tani shtëpinë e tyre të re. Ishte Xhensila që ka publikuar dy foto oxhakut në Insta Story-n e saj me shkrimin “po pres me padurim, shtëpia ime e re”. Jo më kot ajo ka postuar pikërisht foto të oxhakut pasi në dy anët e tij gjendet inicialet e Xhensilës dhe Besit, si për ta bërë edhe më të ngrohtë banesën e tyre të re.