Orian Lika është balerini, striptisti i cili dhuroi argëtim gjatë festës së beqarisë që miket kishin përgatitur për këngëtaren Xhensila Myrtezaj e cila pak kohë më parë u martua me humoristin Bes Kallaku.
Por Orioni në një rrëfim të tij për mediat tregon se ç’ndodhi në atë festë ku sigurisht ishte e pushtuar nga vajzat.
Oriani nga Priska e Tiranës tregon se pavarsisht faktit se Xhensila është një këngëtare shumë e mirë në ato moment të nxehta kërcimi ishte shumë e ngurtë. Sipas tij ajo nuk e shijoi kërcimin pasi ishte e shtangur ndaj tij e nuk dha atë që duhej të jepte.
Dasma e Xhensilës me Besin pushtoi të gjitha mediat në çdo detaj dhe sigurisht një rrëfim i tillë plotëson bujën e çiftit.