Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë sot ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Ajkës. Dyshja e njohur e showbiz-it ka menduar të organizojë një festë gjigande mbrëmjen e 12 korrikut, një festë që me siguri do të mbetet gjatë në mendjen e familjes Kallaku.
Sigurisht që urimet për ditëlindjen e parë të vogëlushes kanë nisur të publikohen që herët në mëngjes dhe çifti na prezantuan për herë të parë me portretin e vajzës së tyre.
Pak më parë, këngëtarja publikoi në Instagram një boomerang nga festa, ku e veshur me një fustan ngjyrë rozë të lehtë me një fjongo tek pjesa e gjoksit, ajo duket shumë e lumtur mes qindra tullumbaceve blu, lejla dhe portokalli.
Por në këtë festë speciale, kurrsesi nuk mund të mungonte motra e Xhensilës e cila quhet Alba. Kjo e fundit duket shumë simpatike dhe të dyja motrat shkëlqejnë në ditëlindjen e Ajkës.