INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila ka dëshirë që Ajka t’i ngjasojë vjehrrës së saj për këtë tipar [FOTO]

Xhensila ka dëshirë që Ajka t’i ngjasojë vjehrrës së saj për këtë tipar [FOTO]

Publikuar më: 21:28 15-06-2020

Xhensila Myrtezaj ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’. E vënë përballë pyetjeve të fëmijëve, këngëtarja ka treguar edhe pë raportin me vjehrrën e saj, mamanë e Besit.

“Patjetër që ia bëj kafen vjehrrës. Vjehrra ime nuk është Ija, Ija është gjyshja e Besit. Shpresa është vjehrra ime. Më ka bërë gjithë atë çun. Vjehrrën e kam një bjonde të bukur me kacurrela. Dua që Akja kur të rritet të ketë kaçurrelat e saj. Ajo ka qenë ndihma më e madhe në rritjen e Ajkës. E kam pagëzuar nëna kamomili. Ka qen aty në çdo siklet që kemi pasur me vajzën. Ka qëndruar gjithë natën zgjuar me mua për t’i shërbyer Ajkës”, ka pohuar Myrtezaj gjatë intervistës me fëmijët, ku ka treguar se e ka pagëzuar me emrin nëna kamomili për shkak të ndihmës së madhe që ajo i ka dhënë gjatë rritjes së Ajkës.

Edhe Alketa e ka përgëzuar për këtë fakt, ndërsa në skenën e ‘Në kurthin e Piter Pan’ nuk ka munguar as performanca e Xhensilës.

xhensila.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292