Projekti i fundit muzikor që Xhensila Myrtezaj ka sjellë është ai i quajtur ‘Panorama’, e publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron 52 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.
Megjithatë pas disa javësh pritet që Xhensila të rikthehet me një tjetër bashkëpunim dhe kësaj here bëhet fjalë për reperët e njohur, Getoar Selimi dhe Majk. Burime për ‘Prive’ kanë konfirmuar lajmin se tre artistët do të sjellin një projekt muzikor që do të kthehet në hit.
Nëse jeni kureshtarë të njiheni me projektin e tyre, ju duhet të prisni edhe pak pasi deri më tani vetë Xhensila, Getoari dhe Majk kanë zgjedhur ta mbajnë sekret këtë lajm./revistawho.com