Ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe simpatike për publikun shqiptarë.
E kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj e cila së fundmi ka anuluar koncertin që kishte planifikuar të mbante në Ferizaj të Kosovës.
Shkak për këtë vendim është bërë gjendja shëndetësore e këngëtares. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetet sociale ku njoftonte anulimin e koncertit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe për këtë u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që e prisnin në koncert.
"Për shkak të gjendjes shëndetësore e kisha të pamundur të vija dhe të performoja sonte në Ferizaj. Ju kërkoj sinqerisht ndjesë, por shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë, megjithëse bëra ç'mos, ishte e pamundur. Shihemi në organizimin e ardhshëm. Ndjesë edhe një herë", shkruan Xhensila në Instagram.