Xhensila Myrtezaj feston sot 28 vjetorin e lindjes! Këngëtarja e ka nisur ditën në mënyrën më të bukur, bashkë me vajzën e saj, Ajka. Në një dekor plot me tollumbace, dy vajzat shfaqen me pizhame teksa gëzojnë me njëra-tjetrën.
“Ajkushi i mamit, ti më çon në qiellin e shtatë”, shkruan artistja. Kështu ajo nis festën, pa grim dhe me pizhame, por me siguri festa do të vazhdojë ndryshe gjatë ditës.
Besi i ka bërë gjithashtu një urim publikisht, duke postuar në Instagram një fotot të të dyve, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.
“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. ? @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente.