INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk flet për AJKËN? Xhensila Myrtezaj i thotë të gjitha në intervistën e saj të parë pas lindjes: Jam ‘kujdes kafshon’ [FOTO]

Pse nuk flet për AJKËN? Xhensila Myrtezaj i thotë të gjitha në intervistën e saj të parë pas lindjes: Jam ‘kujdes kafshon’ [FOTO]

Publikuar më: 16:21 25-12-2018

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.

Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Mirëpo deri më sot asnjëri prej të dyve nuk ka postuar asnjë foto të vogëlushes.

Në një intervistë për "Revista Class", Xhensila ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë e veçanta dhe emocionet e papërshkrueshme që ka ndjerë pasi ka sjellë në jetë Ajkën. Këngëtarja pranon se kur bëhet fjalë për të bijën, ajo është më shumë se protektive.

"Ështe magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Ështe dueti ynë më i bukur. Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time."- ka rrëfyer këngëtarja.

xen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879