Në korrik të këtij viti, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën vogëlushen e tyre që e quajtën Ajka. Edhe pse ende nuk e ka ndarë me ndjekësit e saj portretin e vajzës së saj, Xhensila së fundmi ka ndarë me të gjithë pamje nga dhoma e vogëlushes.
Ajo ka fotografuar veten tek koka e krevatit të Ajkës, i cili rrethohet me një vello dhe ka një kurorë të madhe mbi të, ndërsa muret janë të pikturuar me lule në nuanca rozë, lejla dhe të kaltër, duke e bërë të duket si një dhomë princeshash.