Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku padyshim janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, me një marrëdhënie që vazhdon që nga rinia e tyre.
Të dy së bashku ia kanë arritur ta ruajnë frytin e dashurisë edhe teksa suksesi në karierrën e tyre shkon gjithnjë e më lart.
Së fundmi Xhensila, ka realizuar një set me foto profesionale ku shfaqet mjaft sensuale e veshur me lingerie të bardha, e shtrirë në shtrat.
Këto foto të reja u pritën mjaft mirë nga ndjekësit, por ajo që ne vumë re ishte edhe komenti i Besit.
Ai nuk nguroi të shkruante disa emoji me zemra të kuqe dhe krahas tyre disa të tjera në shenjën e një domateje.
Ndoshta kjo është një përkëdhelje sekrete midis çiftit që ne nuk e dimë.